Efektivët e Policisë Rrugore Durrës kanë arrestuar në flagrancë 25 vjeçarin Enri Tafa, nga Fieri, i akuzuar për aksidentimin me vdekje të një kalimtari.

Kështu, më datë 27.08.2016,  në autostradën Durrës – Tiranë,  në Maminas, duke drejtuar mjetin tip Ford me targa italiane DL 004 JV, Tafa ka aksidentuar këmbësorin N.R. 77 vjeç, banues në Durrës.

Për pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë.

Sipas policisë së Durrësit, viktima ka tentuar të kalojë rrugën duke kapërcyer trafik-ndarësen.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor"parashikuar në nenin 290/3  të Kodit Penal.