Policia e Lezhës ka njoftuar se, rreth orës 01.20 të ditës së sotme, në lagjen e spitalit në Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi me iniciale A.K., 31 vjeç, i cili është qëlluar gjatë kohës që po lëvizte me mjetin e tij afër banesës. 

Shtetasi A.K është dërguar në Qendrën e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore. 

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas është me precedentë penalë të mëparshëm. Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po zhvillohen në disa pista.

Janë shoqëruar disa persona për t'u marrë në pyetje rreth kësaj ngjarjeje.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 28.08.2016, rreth orës 01.20, në lagjen e spitalit në Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi A.K.  31 vjeç, i cili është qëlluar gjatë kohës që  po lëvizte me mjetin e tij afër banesës.

Shtetasi A.K është dërguar në  Qendrën e Traumës në Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas është me precedent penal të mëparshëm.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje po zhvillohen në disa pista.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me F.N.Sh-në, kanë bërë krehjen e zonës si dhe kanë  ngritur pika  kontrolli.

Gjithashtu janë  shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.

Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe  për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.