Policia e Krujës ka ndaluar 28-vjeçarin Erson Doda, banues në fshatin Bubq, pasi në bashkëpunim me dy vëllezërit e tij, T. Doda 44 vjeç dhe M.Doda, 41 vjeç, për motive të dobëta kanë plagosur rëndë, duke e goditur me sende të forta, kushëririn e tyre, shtetasin B.D., 55 vjeç.
Janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e dy vëllezërve të tjerë.
Ngjarja për të cilën akuzohen tre vëllezërit Doda ka ndodhur më datë 24 gusht.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim.





