Kapet me kanabis të fshehur në makinë, nis procedimi penal ndaj një të riu nga Kavaja.
Policia e Durrësit, në vijim të zbatimit të planit të masave, filloi procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit R.K. 24 vjeç, banues në Kavajë.
Ai është kapur nga uniformat blu në lagjen Nr. 1 të Durrësit, rreth orës 03:00 të mëngjesit, me një sasi të vogël kanabisi. 24-vjeçari e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë sediljes së mjetit tip “Ford” me targa BY 941 ZW.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





