Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë një të moshuar të akuzuar për plagosje.

Në pranga u vu Shefqet Molla, 68 vjeç, banues në Dobraç. 

Një ditë më parë, pas një koflikti të çastit për motive të dobëta, ai ka goditur me sende të forta dhe mjete prerëse nipin Sh.M, 49 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Si pasojë, 49-vjeçari ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.