Ka mbërritur në Shqipëri trupi i pajetë i Erjon Toros, shqiptarit të vetëm që humbi jetën nga katastrofa e tërmetit në Itali.

Trupi i të ndjerit Toro ka mbërritur sot në mëngjes në Vlorë nga Brindizi. Toro, i martuar dhe me dy fëmijë, kishte vite që jetonte në Itali, përkatësisht në qytetin Amatrice.

Banesa ku ai jetonte u shemb, por fatmirësisht, dy vajzat dhe bashkëshortja e tij mbijetuan. Erjon Toro ishte nga Krujani i Roskovecit.

Pas lajmit të mbërritjes së trupit të Toros, ka folur edhe xhaxhai i tij për “News 24” ku ka thënë se tashmë dhimbja e familjarëve për humbjen e Erjonit është lehtësuar sadopak.