“Çfarë të bësh në rast tërmeti”, apo “përse tërmetet bien gjithmonë natën”, janë kërkimet që kanë dominuar në motorin e kërkimit “Google”, pas tërmetit të së mërkurës që goditi Italinë Qendrore.
Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, këto ishin pyetjet e para, ndërsa tani, përdoruesit e internetit pyesin se si mund të ndihmojnë popullsitë e goditura nga tërmeti.
Në krye të pyetjeve të fundit është: “si mund të ndihmojë pas tërmetit”, e ndjekur nga “si mund të dhuroj para për të dëmtuarit” dhe “për çfarë kanë nevojë viktimat e tërmetit”.
Veç altruizmit, italianët shprehin edhe shqetësim. Pyetja më e kredituar në këto momente është “çfarë të bëj gjatë një tërmeti”, e ndjekur nga “si verifikohen tërmetet”, apo “si mund ta kuptoj që shtëpia ime i reziston tërmetit”.





