Publikohet një video me pamje dhune, ku një djalë rreh një vajzë të mitur.

Në videon që është filmuar në qytetin e Vlorës, në mëngjes, rreth orës 08 e 30 minuta, duket një djalë rreth 30 vjeç që ndjek me vrap vajzën rreth 8 vjeç, e cila i thotë të ikë, ndërsa ai i afrohet dhe me dorën e djathtë e kap për flokësh, ndërsa dorën e majtë ia vendos në fyt duke e shtrënguar, dhe i thotë gjatë gjithë kohës “pusho.”

Ajo shpëton vetëm kur afrohet një zonjë e moshuar dhe ai e lëshon.

Vajza zbret rrugën duke qarë, dhe sipas denoncuesit, ajo dëgjohej duke u shprehur se do i thoshte të atit që të marrin pasaportat dhe të iknin në Itali tek halla e saj.

Videoja u publikua nga tv “Klan”, dhe për lidhjen mes dhunuesit dhe vajzës së vogël nuk ka informacion.