Ministri i jashtëm italian, Luigi di Magio, ka dhënë një intervistë për mediat e huaja në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian dhe humbjen e ndikimit në Ballkanin Perëndimor.
Ai tha se lënia jashtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor nga BE-ja do të ishte një gabim me rëndësi historike.
“Integrimi i të gjithë vendeve të Ballkanit është një qëllim ambicioz, por sigurisht i realizueshëm dhe Italia është në vijën e parë për ta realizuar atë. Vendet e rajonit duhet të përballen me sfida komplekse, por të domosdoshme. Secili do të përfundojë rrugën sipas aftësive të tyre, por a është thelbësore që të gjithë ta arrijnë këtë qëllim strategjik.
Në Bruksel të gjithë kemi të përbashkët se BE nuk mund të shikojë Ballkanin Perëndimor thjesht si një nga rajonet e lagjes së saj.
“Lënia e këtyre vendeve jashtë BE do të ishte një gabim me rëndësi historike, një miopi e pajustifikuar politike që do të favorizonte palët e treta jo domosdoshmërisht të interesuara në integrimin e plotë të rajonit në Union”, tha Di Maio.





