(Foto ilustruese)
Një aksident me pasojë plagosjen e një vajze ka ndodhur te Gjiri i Lalzit, ndërsa është arrestuar i riu që shkaktoi aksidentin, i cili ishte dhe pa leje drejtimi.
Në prangat e policisë së Durrësit ra Endri Demelli, 27 vjeç, banues në Tiranë.
Te Gjiri i Lalëzit, duke drejtuar mjetin tip “Benz” veturë, me targa AA 122 MN, Demelli ka goditur nga anash mjetin tip “Benz” veturë, me targa AA 980 FS, me drejtues shtetasin S.J. 27 vjeç, banues në Korçë.
Policia informon se si pasojë është dëmtuar e fejuara e 27-vjeçarit nga Korça, shtetësia A. Sh. 26 vjeçe, banuese në Fushë Krujë. Ajo është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, ku pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar për në banesë.





