Mbrojtësi i Liverpulit, Dejan Lovren humbi turneun e Euro 2016 për shkak se kishte zbuluar që gruaja e tij kishte një lidhje me një druvar.

Ylli kroat i futbollit, i cili iu bashkua Liverpulit për 20 milionë paund në vitin 2014 dhe fiton rreth 65,000 paund në muaj, vendosi të niste që herët pushimet me gruan e tij Anita pasi zbuloi se ajo e tradhtonte me një mik të vjetër, Dario Torbic, i cili besohet se fiton vetëm 200 paund në muaj.

Lovren, 27 vjeç, thuhet se ishte “lënduar” dhe shumë në stres, kur zbuloi tradhtinë por miqtë thonë se ai ishte i vendosur të shpëtojë martesën e tij me nënën e dy fëmijëve.