Në kulmin e sezonit turistik, Policia Kufitare ka nisur prej 3 ditësh një operacion në shkallë të gjerë për bllokimin e mjeteve lundruese të pa pajisura me dokumentacionin përkatës si dhe të atyre mjeteve që shkelin perimetrin e sigurisë duke rrezikuar jetën e plazhistëve. Gjatë këtyre ditëve janë bllokuar 10 mjete lundruese, nga të cilat 1 skaf, 2 gomone dhe 7 motorë uji.

Gjithashtu janë këshilluar nga Policia Kufitare në të gjitha plazhet e vendit 61 përdorues të mjeteve lundruese për:

1. Respektimin e perimetrit të sigurisë
2. Kufizim të shpejtësisë afër perimetrit të sigurisë
3. Përdorim të jelekut të sigurisë
4. Pajisjen me dokumentacion të rregullt të mjeteve të lundrimit.

Ky operacion në shkallë të gjerë i Policisë Kufitare vjen në vijim të punës së bërë që prej fillimit të sezonit turistik. Nga Policia Kufitare në të gjithë vendin prej 1 qershorit deri në datën 3 gusht janë bllokuar 13 mjete lundrimi, si dhe gjatë 3 ditëve të operacionit janë bllokuar dhe 10 mjete të tjera lundrimi.

Puna e Policisë Kufitare për rritjen e parametrave të sigurisë ne plazhet e vendit do vijojë përditë me të njëjtin intensitet.