Ndryshime për një Teutë edhe më të fortë. Nga dje është afruar zyrtarisht si donator biznesmeni i njohur Adrian Bardhi.
Ky i fundit është emëruar njëkohësisht edhe zv.president i Teutës. Bashkë me kreun e klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu, Bardhi do të financojë për një Teutë më dinjitoze, që do të ketë synime madhore në sezonin e ri.
Bardhi është administrator i “Pascucci Cafe” dhe gjatë viteve të fundit i ka qëndruar pranë klubit durrsak, duke dhënë kontributin e tij. Mirëpo, tashmë Bardhi do të investojë edhe më shumë tek Teuta, duke qenë zyrtarisht edhe zv.president i klubit durrsak.
Nicolas Napol quhet sulmuesi që pritet të marrë Teuta. Shtatlarti 20-vjeçar belg ka qenë pjesë e Avelinos dhe Atalantës në Itali.





