Vetë Kejsi Tola nuk ka postuar këtë verë asnjë foto me bikini, duke u mjaftuar me pozat me veshje në plazh. Sipas komentuesve në rrjetet sociale, arsyeja pse këngëtarja 25-vjeçare nuk guxon të ekspozojë trupin janë kilet e tepërta, të cilat i ka fituar sërish pas dobësimit drastik para dy vitesh.
Paparaci e ka fotografuar artisten në plazhin e Dhërmiut, duke na dhënë mundësinë të shohim linjat e saj reale. Nuk duket aq e shëndoshë sa është komentuar, por prapë nuk është në formën e saj më të mirë, edhe pse ushtrohet në palestër, shkruan “Panorama”.







