Ende me pushime kryeministri Edi Rama dhe me sa duket ato i kanë dhënë mundësinë të kalojë më shumë kohë me djalin e tij të vogël, Zahon, pas angazhimeve të shumta që ka një shef qeverie.

Sërish foton e ditës ia ka kushtuar pikërisht të voglit të tij. Pak ditë më parë, Rama postoi një foto ku shiheshin bashkë me Zahon duke u larë në det, ndërsa sot shihen përpara një tavoline me bojëra, ku me sa duket po i prezanton të birit profesionin e tij të parë.

Pamja e dhomës në vilat qeveritare ku po pushon kryeministri ka përballë detin fantastik të Dhërmiut.