Maqedonia ka kaluar një natë katastrofike, e sidomos Shkupi. Rrugë përplot me mbeturina, disa të tjera të bllokuara, mungesë e energjisë elektrike në lagjet më të prekura. Ndërsa flitet edhe për disa viktima (të paktën 15), rritet ankthi se çdo gjë mund të përsëritet…

“Deri sot në orën 8:30, ne kemi zbuluar 15 viktima. Ekipet tona ende po bëjnë kërkime për viktima të mundshme të tjera”, ka thënë zëdhënësja e policisë, Liza Bendevska.

Një ditë pasi moti u çmend në rajonin e Shkupit, ku u regjistruan reshje rekord dhe më shumë se 800 goditje të rrufeve, gjendja është larg normales.

Qyteti i Shkupit ka formuar një Shtab Emergjent, ndërsa Presidenti i shtetit, Gjorgje Ivanov, thirri ushtrinë për të ndihmuar në evakuimin e banorëve nga lagjet më të prekura.