Pamje vërtet horror ato të atletit francez, Samir Ait Said, teksa ka thyer këmbën gjatë garës së gjimnastikës në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Brazil.

Samir Ait Said nuk arriti që të koordinohej me saktësi gjatë kërcimit që po realizonte duke rënë shumë keq dhe thyer këmbën.

Stafi mjekësor i Said vrapuan drejt tij për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa të tronditur mbetën jo vetëm mjekët, por edhe të pranishmit që po ndiqnin garën.