Nëna 23 vjeçe merr me vetë fëmijën 4 vjeç dhe largohet nga shtëpia pa lënë gjurmë.

I shqetësuar për fatin e të dyve, kryefamiljari, shtetasi L. D. 33 vjeç, ka denoncuar në polici largimin e tyre.

“Më datë 06.08.2016 ka bërë kallëzim shtetasi L. D. 33 vjeç, banues në Luz, Fushë- Krujë, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja, e cila ka marrë me vete edhe djalin e mitur”, njofton policia.

Ndërkohë, specialistët për Krimet po punojnë për gjetjen e 23-vjeçares J.D. dhe djalit 4-vjeçar L.D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.