Një turiste nga Norvegjia është gjetur e pajetë në një hotel në qytetin e Sarandës.
Sipas policisë, turistja 57-vjeçare me iniciale B.F është gjetur e pajetë nga të afërmit rreth orës 09:35 të mëngjesit të sotëm..
Ajo ka qenë duke pushuar në Sarandë me familjen e saj në hotelin ku u gjet e pajetë.
Paraprakisht, dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkaqe natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme procedurale.





