Supozohej që pushimet në ishullin e Mykonos të Greqisë ku dhe Lindsay Lohan festoi ditëlindjes e saj të 30-të, të ishin shumë domethënëse për marrëdhënien e saj me të fejuarin Egor Tarabasov.

Por fotot e reja të aktores me yllin rus të Playboy-t nuk kanë asgjë romantike, përkundrazi janë shokuese, pamje që tani kanë bërë xhiron e botës.

Imazhet tregojnë një zënkë të dhunshme mes çiftit: Lohan hedh telefonin e Egor nga makina, e pasi të dy dalin nga automjeti, i fejuari e kap me dhunë.

Sot, ka folur për herë të parë në një intervistë për “Daily Mail” dhe pranoi se i fejuari i saj e ka sulmuar dhe më parë.

 “E kuptoj tani se nuk mund të rrihet në një marrëdhënie vetëm për dashuri. Asnjë grua nuk mund të goditet dhe të qëndrojë me atë person, nëse ai person nuk është i përgatitur të thotë ‘më fal'”, ka rrëfyer Lohan, shkruan “Daily Mail”.

Duke shpjeguar se si rrodhën ngjarjet që çuan në përleshjen në ballkonin e apartamentit, Lohan tregon:

“Egor dhe unë kishim dalë për të darkuar. Kërcyem, u kënaqëm. Kur arritëm në shtëpi unë shkova në shtrat dhe Egor doli. Disa orë më vonë ai u kthye dhe, kur u zgjova ai po qëndronte mbi mua. Nuk ishte vetë, ishte shumë agresiv dhe më sulmoi”.