Moti i keq dhe me reshje shiu ka përfshirë ditën e djeshme Maqedoninë, ku nga të dhënat e para raportohet edhe për një person të vdekur. Ajo është një grua e cila mendohet se është goditur nga rrufeja, shkruan Alsat-m.

Në orët e pasdites, Shkupi ka qënë nën pushtetin e ujit, ndërsa në disa zona periferike banorët u evakuuan për shkak të pamundësisë për të qëndruar në shtëpi, pasi iu janë përmbytur.

Probleme për shkak të reshjeve ka pasur edhe në Komunën e Çairit. Banorët e lagjeve të kësaj komune po “luftojnë” me ujin i cili ka hyrë nëpër bodrumet e shtëpive të tyre.

Edhe lagja e Hasabegut ka qenë ndër lagjet më të goditura nga rreshjet e rrëmbyeshme të shiut. Gjithashtu nga reshjet e shiut ka pasur probleme edhe me valet e telefonit dhe furnizimin me energji elektrike.