Kur duhen edhe pak orë që të nisë ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Rio 2016”, policia civile braziliane, e caktuar për të shoqëruar disa delegacione sportive gjatë Olimpiadës, ka vendosur të nisë një grevë, duke mos kryer detyrën e ngarkuar.

Shkak është bërë mosmiratimi i rritjes me 37% i rrogës, ashtu si dhe ishte premtuar nga qeveria e Brazilit. Për këtë arsye, organizatorët kanë vendosur që këtë detyrë ta bëjë policia ushtarake, për të evituar ndonjë problem më të amdh në vijim.

Ndërkohë, në momentin që kombëtarja kineze e basketbollit për meshkuj ka zbarkuar në Rio, sapo ka dalë nga aeroporti ka mbetur e shtangur. Një përplasje me armë mes bandave jashtë aeroportit ka shtangur të gjithë, duke bërë që delegacioni të shtrihet nën sediljet e autobuzit që i shoqëronte.

Ndërkohë që nga të katërta anët fluturonin plumba, nga përplasja me armë mes bandave, incident që ndodhi në zonën e Mare. Delegacioni olimpik kinez bëri me dije se nuk ka asnjë të plagosur nga stafi, por kanë postuar disa foto nga ngjarja.