Një ngjarje jo e zakontë është regjistruar këtë të diel në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një automjet është “parkuar” në shkallët e godinës së Kryeministrisë.

Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit doli nga makina dhe u ngjit qetësisht në shkallët e godinës. Më pas, ai ka shkelmuar dyert e Kryeministrisë.

Një efektiv policie afrohet pranë automjetit, por largohet pak sekonda më vonë duke qëndruar në distancë. Efektivi nuk ndërhyn në momentin kur qytetari godet dyert e institucionit.

Rrethanat që kanë shtyrë drejtuesin e mjetit të ndërmarrë një akt të tillë mbeten ende të paqarta. /BW