Prindërit ishin aq shumë të trembur nga dhuna e tij sa që e larguan nga shtëpia kur ishte 16 vjeç. Të dëshpëruar, kur ai bëri 19 vjeç e dërguan me forcë te psikiatri, që i dha trajtim me ilaçe antipsikotike, qetësues dhe antidepresivë.
“Ishin fillesat e psikozës”, thotë Hamouda Checeddine në qytetin tunizian të Sousse, që rikujton shënimet e tij të gushtit të vitit 2004. “Ai nuk ishte dikush që jetonte në botën e vërtetë”.
Në Francë, ai krijoi një faqe Facebook-u ku paraqiste alter egon (zëvendësuesin e tij), ku rendiste si profesion “profesor i kërcimit salsa” dhe publikonte imazhe ku tallej me Nicolas Sarkozy.


