Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një adoleshent ka tentuar të vrasë veten duke u vetëhedhur nga mbikalimi në autostradë,
Shtetasi me iniciale V.B., 17 vjeç, banues në Durrës, ditën e djeshme ka hipur në mbikalimin e serave në autostradën Durrës–Tiranë, duke u hedhur nga një lartësi prej rreth 10 metrash.
Policia bën të ditur se ai është transportuar në Spitalin Rajonal të Durrësit, nga ku mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të shkaktuara.
Në lidhje me rastin e rëndë janë marrë në pyetje familjarët e adoleshentit, të cilët kanë shpjeguar para uniformave blu se djali vuante nga çrregullime të shëndetit mendor. Mësohet se dy vjet më parë, 17-vjeçari ka pësuar një aksident rrugor me makinë, dhe prej asaj kohe, ai ka pasur çrregullime mendore. Ai ishte nën kotrollin e vazhdueshëm të familjarëve për shkak të gjendjes në të cilën ndodhej, por një moment ka mjaftuar që ai t’u shpëtojë vëmendjes së tyre dhe të ndërmarrë aktin e tmerrshëm të vetëflijimit.
Materialet e kësaj çështjeje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
S.L.





