Mosha e thyer dhe shamia e bardhë që mban mbi kokë, nuk e pengojnë këtë gjyshe nga Durrësi që të kërcejë e të festojë nën ritmet e muzikës popullore, sikur të jetë një vajzë e re.

Atë e kanë futur në mes të skenës dhe duket që e shijon shumë muzikën ritmike.

“Jeta osh qef” që e ka publikuar videon shkruan se po festohet miratimi i reformës në drejtësi. Por ka shumë komentues që shkruajnë se nona nuk e ka idenë se ç’do të thotë reformim i sistemit të drejtësisë, por e kanë paguar që të kërcejë ashtu.

Por ç’rëndësi ka kjo. E rëndësishme është që shpirti rinor është prezent edhe te moshat e thyera.