Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, lëshoi një deklaratë pas miratimit me konsensus të reformës në drejtësi, për të cilën tha se u miratua nën një trysni jashtëzakonisht të madhe.

“Miratimi i reformës në drejtësi, mbi të gjitha, është një fitore për popullin shqiptar. Përkushtimi juaj e ka bërë Shqipërinë një vend më të drejtë dhe më demokratik. Përgëzoj parlamentin për gjetjen e konsensusit nën trysni jashtëzakonisht të madhe.

Shtetet e Bashkuara janë krenare që kanë mbështetur hartimin dhe negocimin e kësaj pakete reforme të fortë dhe presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë jetëgjatë, e cila tani është shumë më e fortë”, deklaroi Lu.