Ndërkohë që të gjithë e kanë mendjen tek reforma në drejtësi, ngjarje nga më të ndryshmet ndodhin çdo ditë rreth nesh. Bëhet fjalë për ato që mund t’i cilësojmë si fenomene të shëmtuara, të cilat na prishin ditën, na prishin gjakun, na irritojnë e na bëjnë të reagojmë.
Kjo i ka ndodhur një vajze, e cila ka kontaktuar disa herë me redaksinë e Jetaoshqef.al, për të denoncuar një manjak, i cili kryen veprime perverse në mes të ditës, në një nga vendet më të populluara të Tiranës, e që askush nuk reagon.
Ky burrë, siç është fotografuar e marrë në video, çdo ditë ulet në kamionçinën e tij pranë qendrës spitalore, zbërthen pantallonat, kthehet nga rruga, nxjerr organin dhe masturbohet pa e pasur aspak problem, edhe pse para tij kalojnë femra, meshkuj, të moshuar, e ç’është më e keqja, edhe vajza e djem të vegjël.
“Ja cfar ndodh ne tiranen tone.. Ai erioni ben mir tna japi siguri ne qytet.. E gjeni pran qendres spitalore QSUT tek amerikani.. Dit per dit per muaj te ter ky person ben kete veprim.. mir ne q jemi te rritur po femijet??? CNEVOJ kemi ne per keto pamje te tilla???? Dhe ta besosh ne mes te tiranes dhe te gjith HESHTIN..jemi popull qe ja bejm vet te keqen vetes Isha betuar qe do e filmoja”, – shkruan raportuesja.





