Deputeti socialist Erjon Braçe ka konfimuar krisjen e koalicionit qeveritar këto javët e fundit teksa palët përpiqeshin të gjenin konsensus me opozitën për të shkuar drejt një miratimi me konsensus të reformës në drejtësi, të enjten e 21 Korrikut.

“E ardhmja e koalicionit e ndikuar nga marrëdhëniet e krijuara këto javë. Situata e krijuar ka lënë shenjë në mirëqenien e koalicionit.http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Freforma-erjon-brace-konfirmon-krisjen-e-koalicionit-qeverises%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=9a0c7132c9U takon krerëve të dy partive të ulen të diskutojnë sy më sy, hapur e pa asnjë rezervë. Me rëndësi që diskutimi të jetë i hapur, i ndershëm”, ishte prononcimi i dhënë nga Brace për mikrofonin e “Ora news”, përpara Parlamentit.

Tonet e kryetarit të Kuvendit Ilir Meta u rritën sot me kreun e komisionit të posacëm për reformën në drejtësi Fatmir Xhafa, ku i kërkoi këtij të fundit llogari pse nuk ishte mbledhur mbrëmjen e djeshme komisioni që të futeshin në draft edhe ndryshimet e arritura pas letrës së komisionierit Hahn.