Partia Demokratike ka pranuar më në fund pasditen e së enjtes, pas një dite të gjatë negociatash, draftin e ri të ambasadorëve ndërkombëtarë, propozuar pas dështimit të marrëveshjes së arritur ditën e djeshme.
Por çfarë përmban marrëveshja e re e arritur mes kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në Kryesinë e Kuvendit, së bashku me ambasadorët e SHBA-ve dhe BE-së, Lu dhe Vlahutin?
Burimet e “Panorama.al” bëjnë me dije se Lulzim Basha ka rënë dakord me dy liderët e maxhorancës dhe ambasadorët Lu e Vlahutin për formulën e re të zgjedhjes së Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.


