Një foshnje ka lindur me gjuhë të pa zhvilluar në maternitetin e Durrësit.

Ky është rasti i parë dhe mjekët shprehen se nuk kanë eksperiencën për ta trajtuar.

Në një situatë të tillë, prindërit e foshnjës së sapolindur në Durrës kërkojnë ndihmën e ministrisë për të garantuar një jetë normale për të.

Babai i foshnjës, Enkeledi, ka thënë për ABC News se fëmijën e dërgoi në Tiranë, dhe aty mjekët i thanë se jashtë shtetit mund të ketë shpresa për të.