Rrushi është një nga frutat më të shijshme dhe që shuan etjen. Por përveçse i shijshëm është edhe i pasur me shumë element ushqyes.

Keni dëgjuar ndonjëherë të flitet për ampeloterapinë? Në greqisht ampelos do të thotë jetë, pra terapia e jetës. Kjo është një dietë pak drastike dhe që parashikon konsumimin vetëm të rrushit për një ditë të tërë. Terapia e jetës përdoj si metodë dezintoksikuese në Egjipt dhe në Greqi.

Ky sistem është rivlerësuar kohët e fundit nga dietologët, falë zbulimeve mbi cilësitë e rrushit. Ky frut, i cili një kohë u përfol për përmbajtje të lartë kalorike, është në të vërtetë një përqëndrim vitaminash të grupit B dhe C. Përmban ndër të tjera shumë minerale si potas, magnez dhe hekur.

Rrushi është i pasur me resveratrol, një substancë e dobishme për organizmin. Është provuar në fakt që kjo substancë ka veti antitumorale, amtiinfiamatore dhe antioksiduese.

Rrushi është shumë i tretshëm dhe ka një fuqi të madhe diuretike. Për këtë arye këshillohet për ata persona që vuajnë nga urinimi i rrallë. Por, për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit nuk është i këshillueshëm për diabetikët.

Fëmijët mund të shijojnë rrushin dhe të përfitojnë nga benefitet e tij, vetëm pas moshës 1-vjeçare, sepse celuloza që ndodhet në lëkurën e këtij fruti mund t’i shkaktojë probleme me tretjen të vegjëlve.