Për deputetin kontrovers të Partisë Socilaliste, Ben Blushin, klasa politike shqiptare po luan lojë dhe se ajo që po ndodh në Kuvend në kuadër të bisedimeve për reformën në drejtësi, që pritet të miratohet sot, është qesharake.
“Ne shpresojmë që të gjendet, pavarësisht që kjo që po ndodh është qesharake dhe një klasë politike e papërgjegjshme. Të vjen turp të jesh anëtar i këtij parlamenti. Tregon se sa e paaftë është kjo klasë politike. Është fundi i parlamentit. Pres prej 6 muajsh që të votoj reformën. Kam ardhur për të votuar reformën në drejtësi pa kushte.”, tha Blushi.
Ndërkohë, Blushi nuk nguroi t’i drejtohej gazetarëve, me ironi ku shtoi se: ‘Shkoni se ju iku Saliu. Shkoni se ju iku Saliu.’.





