“Kush nuk voton reformën përballet me pasoja”. Këtë mesazh paralajmërues të artikuluar pak ditë më parë nga ambasadori amerikan, Donald Lu e ka përcjellë sërish sot Ambasada Amerikane.
Bëhet me dije se ky mesazh ka mbërritur në telefonat e disa deputetëve të Kuvendit të cilët e kanw konfirmuar për News 24.
“Kush s’voton reformën do përballet me pasoja. Nesër në 11.00 ejani të njiheni me pasojat e mosvotimit”,- thuhet në mesazhi e shpërndarë për deputetet.
Kreu i diplomacisë amerikane, ditën e martë paralajmëroi se do ketë pasoja negative për liderët që nuk e votojnë reformën.”Pse njerëz të fuqishëm kanë frikë? Qytetarët po kërkojnë ndryshim. Është koha për të vendosur. Do të ketë pasoja specifike negative nga Shtetet e Bashkuara për ata udhëheqës politikë që do të votojnë kundër kësaj reforme. Unë jam duke u dorëzuar partive politike hollësitë mbi këto pasoja sipas udhëzimeve specifike nga Uashingtoni. Unë siguroj se këto pasoja do të jenë të rënda dhe afatgjata. Gjatë ditëve të fundit jam takuar me dhjetëra deputetë nga të dy partitë politike. Jam i bindur se këta persona i kanë përzemër interesat e Shqipërisë. Të gjithë e duan këtë reformë. Pyeta nëse do të kenë kurajon të votojnë për ata që e dinë që është gjëja e duhur për Shqipërinë, apo do të votojnë për shkak të frikës nga udhëheqësit e partive të tyre politike. Shqipëria u themelua më shumë se 100 vite më parë nga burra dhe gra të guximshëm, burra si Ismail Qemali rrezikuan jetën e tyre për pavarësinë e këtij vendi. Është përsëri koha t’u kërkohet shqiptarëve kurajo dhe besim për të bërë atë që është e drejtë. Koha për të vendosur është tani. Miratojeni këtë reformë”,- vijoi ambasadori.





