Në letër ishin ata favoritët absolutë. Por, falë sakrificës dhe mirëorganizimit, por mbi të gjitha me paraqitjen e jashtëzkonshme të kapitenit Alban Hoxha, Partizani bëri mrekullinë në Budapest. Të kuqtë u kualifikuan në turin e tretë të Champions League, ndërsa Ferencvaros-it nuk i mbeti veçse zhgënjimi. Tronditja për humbjen u shfaq në konferencën për shtyp pas ndeshjes nga trajneri Thomas Doll.“Nuk më mbetet veçse të kërkoj falje te tifozët. Por, është e pakonceptueshme për mua si lejuam që kundërshtarët të na barazonin. Kishim një shans të madh për të vazhduar, por në fund eliminohemi të hidhëruar. Kjo është e papranueshme. Gjatë gjithë sezonit të kaluar nuk luftuam për t’u larguar kaq shpejt nga Champions. Disa lojtarë nuk treguan dëshirë dhe entuziazëm. Dikush u paraqit mirë, por nuk ishte e mjaftueshme”.Edhe më kritik sulmuesi i përfaqësueses hungareze Lovrencsics Gergo, i cili ishte mes lojtarëve më të dëshpëruar të Ferencvarosit pas eliminimit.“Më vjen turp. Kjo skuadër duhej të kishte shënuar 2 apo 3 gola. Ishte një mundësi për të treguar që jemi një ekip më i mirë se kaq, por nuk arritëm ta shfaqnim kualitetin tonë. Më vjen vërtetë keq dhe nuk di çfarë të them. Fatkeqësisht na mbetet vetëm kampionati”.
Ferencvaros i tronditur: I kërkojmë falje tifozëve
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës elektorale
Arrestime masive në Turqi, burgosen 115 pjesëtarë të IS-it! Cili është grupi që bën masakra për Vitin e Ri?!
Fluks nga shqiptarët që kthehen për festa, zyrat e aplikimit për dokumente identifikimi do të jenë të hapura edhe nesër
I kërkonte Franca, dy “skifterët” shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin “Rolex” në këmbë





