Deputetja demokrate Majlinda Bregu, përpara se të futej në sallën e Kuvendit, është shprehur e keqardhur për situatën e sotshme.
Bregu deklaroi para gazetarëve se një ditë më parë, Partia Demokratike tha se do të votojë reformën dhe sot duhet ta votojë.
“Deri dje kam besuar në një fjalë burrash, por ata po bëhen më keq se gratë e këqija. Kjo reformë sot duhet të votohet dhe PD mori dje përsipër që të votojë reformën në drejtësi”, u shpreh Bregu.





