Nga foltorja e mbajtur sot para Kryeministrisë, Sali Berisha u shpreh se protesta e 8 majit ishte mesazhi i madh i revoltës.

Sipas tij qytetarët i treguan “botës se Shqipëria nuk dorëzohet para diktaturës”.

“Mirënjohjen më të pakufijshme, ju burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, të moshuarve, që po shkruani me guximin tuaj, me qendresën tuaj, me vendosmërinë dhe shpirtin e pamposhtur, një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare. Po ngriheni viganë, guximtarë ndaj një diktature të bazuar në vjedhjen e shqiptarëve, të bazuar në drogën, krimin, terrorizimin e qytetarëve, varfërimin dhe mjerimin e tyre. Ngriheni dhe dëshmoni para shqiptarëve se jeni të pamposhtur, se kauzën tuaj do ta mbroni me çdo sakrificë.