Këto janë pamjet nga takimi i kryeministrit Edi Rama me ministrat në Pogradec.
Takimi nisi këtë të hënë rreth orës 11:00 dhe në fokus ishte është qasja e re që qeveria do të ketë gjatë vitit të dytë të mandatit të katërt, veçanërisht në raport me shërbimet ndaj qytetarëve.
Në fokus të diskutimeve, krahas dy dokumenteve strategjike “Besa” dhe “Prania Besnike”, ishte dhe platforma e re “Pasqyrë Albania”, e prezantuar nga Rama një ditë më parë gjatë takimit me drejtuesit politikë dhe kryetarët socialistë të komisioneve parlamentare.
Platforma parashikon dy mekanizma kryesorë: “Flamingo Albania”, i frymëzuar nga protestat e zhvilluara kundër qeverisë, që do të mbledhë ankesat e qytetarëve, dhe “Radar”, i cili do të shërbejë për të ndjekur në kohë reale rrugën që ndjek ankesa deri në zgjidhjen e saj.
Po ashtu dita e dytë e retreat-it vijoi me raportimet dhe diskutimet e ministrave mbi objektivat dhe punën e qeverisë.





