Kokainë dhe hashash janë gjetur brenda ambienteve të burgut 313 në Tiranë. Sipas gazetares, Klodiana Lala lënda narkotike ishte fshehur në ushqime.
Kontrollet në ambientet e institucionit të ekzekutimit të vendimeve penale po vijojnë aktualisht nga Drejtoria e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Pritet që kontrollet dhe verifikimet të përcaktojnë se si droga ka hyrë në ambientet e burgut dhe personat përgjegjës për posedimin e saj.





