Temperaturat e larta kanë dyndur pushuesit në plazhet e Durrësit. Në zonën e Brrylit dhe të Currilave, plazhi është populluar nga banorët autoktonë, që para qëndrimit në shtëpi kanë zgjedhur plazhin për t’u freskuar. 

Durrsakët e vjetër thonë se plazhi i Currilave ka qenë traditë nga të gjithë durrsakët të cilët shkonin në këtë vend, për shkak të afërsisë me qytetin dhe plazhit të pastër.

Janë pushues të moshave të ndryshme që thonë se thellësia e ujit është arsyeja kryesore që vijnë në këtë plazh. Në plazhin e madh ka mbi 500 metra cekëtinë, para se të zhytesh në ujë.

K.H.