Portieri i Partizanit, Alban Hoxha, i ka mahnitur të gjithë me panenkën dhe 3 pritjet fantastike të 11-metërshave mbrëmjen e kaluar, teksa kualifikoi Partizanin në fazën tjetër të Champions League në Hungari ndaj Ferencvaroshit. Penalltia e portierit tashmë po bën xhiron e botës në rrjetet sociale. Falë imazheve të shpërndara në “Youtube” apo “Dailymotion”, por dhe nga jehona në disa media ndërkombëtare për panenkën e realizuar nga portieri i të kuqve, që është postuar dhe nga faqja e njohur në facebook troll football, që evidentoi goditjen e Hoxhës por dhe 3 pritjet e tij nga penalltitë, ndërkohë që Uefa në faqen e saj shkruante se portieri i Partizanit, pjesë dhe e kombëtares shqiptare i priti një 11-metërsh autorit të golit më të bukur në Europian.Gjithashtu prestigjiozja, “Gazzetta Dello Sport” i ka dedikuar një shkrim të posaçëm portierit të Partizanit duke evidentuar goditjen me stil panenka, por dhe 3 pritjet e tij, ndërsa dhe zvicerania "Blick" i ka kushtuar gjithashtu vëmendje paraqitjes së Hoxhës duke ngritur madje pyetjen, a është Alban Hoxha portieri më “cool” në botë?
Penalltia e Alban Hoxhës bën xhiron e botës (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Qytetarët nuk heshtin më!”- Pankartat nga protesta e 99-të kundër qeverisë: Të martën te Parlamenti me vezë
Nafta dhe ushqimet më lirë në Greqi, radhë të gjata në Kapshticë
Pastrohet një tjetër pikë problematike në Lumin e Tiranës
Vatër e re zjarri në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme





