Prej ditës së djeshme, në Parlamentin e Malit të Zi, deputetët shqiptarë mund t’i mbajnë fjalimet e tyre edhe në gjuhën shqipe.
Lajmi është dhënë nga kryetari i “shtëpisë ligjvënëse”, Darko Pajoviç.
Një mundësi të tillë e paralajmëroi edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, i cili një javë më herët qëndroi për vizitë zyrtare në Podgoricë.
“Nga sot përmes një pilot projekti në Parlamentin e Malit të Zi mundësohet që deputetët të mbajnë fjalimet edhe në gjuhën shqipe, dhe kjo është arsyeja përse keni kufje para vetes”, u tha Pajoviç deputetëve.





