Zhvillimet e orëve të fundit në Kryesinë e Kuvendit, aty ku nuk po bihet dakord për formalizimin e marrëveshjes së reformës në drejtësi, duket se kanë detyruar edhe kryeministrin Rama të lërë përgjysëm darkën me ministra e deputetë në vilën qeveritare.
Burime të News 24, bëjnë me dije se me të marrë vesh lajmin, Rama është ngritur nga darka dhe dyshohet të jetë drejtuar për në zyrën e tij në kryeministri.





