Një pornostare ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i dytë i një ndërtese. Aimee Spencer, e cila ka marrë pjesë në të kaluarën në një episod të emisionit Geordie Shore, mori plagë vdekjeprurëse pasi ra nga dritarja e një apartamenti në Brighton të Anglisë.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur më 10 korrik, por lajmi është publikuar vetëm mëngjesin e ditës së sotme. E përditshmja britanike “The Sun” shkruan se 27-vjeçarja, e cila njihej me emrin e artit Carla Mai, ishte duke festuar mes pijeve dhe drogërave pak orë para se të rrëzohej.
Policia nisi menjëherë hetimet, ku nuk përjashtoi edhe vrasjen. Një 28-vjeçar nga Brighton u arrestua si i dyshuar. Po ashtu edhe një 28-vjeçare, u arrestua për zotërimin me qëllim shpërndarjeje drogërash.





