Maxhoranca dhe opozita nuk po bien ende dakord për të mbyllur draftin e reformës në Drejtësi.
Shkak është bërë përbërja e dy institucioneve të reja që do të krijohen, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
“Partia Demokratike e Shqiperise hedh poshte cdo pretendim se bllokimi i ndodhur oret e fundit vjen prej saj. Partia Demokratike rikonfirmon se negociatoret Bylykbashi, Agaci dhe Manjani te henen mbrema kane rene dakord qe formula e propozimit hibrid per institucionet e vetingut do te perdoret edhe per Keshillin e Larte Gjyqesor dhe Keshillin e Larte Prokurorial. Kjo eshte nje formule ne perputhje me rekomandimin e Venecias e aprovuar si e tille nga komuniteti nderkombetar dhe se fundmi edhe nga Partia Socialiste dhe diten e sotme edhe nga Edi Rama. Hapi mbrapa i perfaqesuesve te PS ne Komision, kerkesa per tu kthyer ne formulen e votes se vetme te transferueshme te refuzuar publikisht nga Partia Demokratike, dhe refuzimi per te zbatuar marreveshjen eshte nje zhvillim dramatik”, thuhet ne njoftimin e Partise Demokratike.


