Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Maliq. Policia bën me dije se rreth ores 13:00, në fshatin Podgorije -Maliq në banesën e tij, është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri (pushkë) shtetasi E.P, rreth 16 vjeç.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se motivi i kësaj ngjarje, mund të ketë qenë gjendja e rënduar psikologjike e viktimës.

Trupin e pajetë të shtetasit E.P, e ka gjetur gjyshi i tij, në një nga dhomat e banesës.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F16-vjecari-vetevritet-me-pushke-brenda-baneses-e-gjen-gjyshi-ja-motivi%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=a48b30b93cGrupi hetimor në vendngjarje, po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.

Nga ekspertiza paraprake mjeko – ligjore, rezulton se në trupin e viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune a dëmtime të tjera, përveç atyre të shkaktuara nga vetvrasja me armë zjarri.