Edhe anëtari i Parlamentit Evropian Eduard Kukan ka reaguar në Twitter për lajmin e arritjes së konsensusit politik në Shqipëri që të enjten e 21 Korrikut të miratohet në Kuvend drafti i reformës në drejtësi.
“Lajme të mira nga #Shqipëria. Urime udhëheqësve politikë në Shqipëri për marrëveshjen mbi reformën në drejtësi”, shkruan ai.


