Qeveria shqiptare duket se ka hequr dorë nga përpjekjet për ekstradimin e Françesko Beketit.

Shteti shqiptar ka ngritur ndaj biznesmenit italian akuza për mashtrim, falsifikim dhe pastrim parashë që kanë të bëjnë me një skemë të dështuar për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

49-vjeçari ka mohuar akuzat dhe avokatët e tij thonë se çështja është e motivuar politikisht.

http://ads.panorama.com.al/www/delivery/lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=62&loc=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fshqiperia-heq-dore-nga-ekstradimi-i-francesko-beketit%2F&referer=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2F&cb=13600070e3Një gjykatë në Londër në fillim të këtij muaji rrëzoi kërkesën e Shqipërisë për ekstradim dhe avokatët e shtetit shqiptar nuk e kanë apeluar çështjen.

Beketi ka investua në Shqipëri që prej viteve 1990, ndërsa pas urdhrit të arrestit autoritetet shqiptare u mbyll dhe televizioni në pronësi të tij Agon Channel.

Beketi pas vendimit të gjykatës në Londër ka kërkuar që të gjitha proceset ndaj tij në Shqipëri të marrin fund.