Policia në Bruksel rrethoi një person me sjellje të çuditshme që mbante veshur një pallto nga e cila dilnin disa tela, në një kohë kur termometri sot në kryeqendrën e Belgjikës shënonte 30 gradë Celsius.

Policia mori një njoftim për një person që ecte me pallton në një kohë kur temperatura shënonte 32 gradë. Përveç kësaj, i dyshuari kishte në brez tela.

Policia dyshoi për ndonjë sulm të mundshëm terrorist, por në fakt rezultoi alarm fals.

Gjatë aksionit policia bllokoi zonën dhe ndërhyri për kontrolluar nëse poshtë palltos kishte ndonjë lëndë shpërthyese.

Pa verifikimeve rezultoi se në fakt, djali po kryente matje për rrezatimin radioaktiv.

Brukseli është në gjendje rreziku që pas sulmi vetëvrasës me bombë më 22 mars ku mbetën të vrarë 32 persona.