Një person i dyshuar si kultivues i bimëve narkotike është plagosur gjatë ndjekjes nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lajthisë në Fushë-Arrës, ku i riu ka përfunduar me makinë në humnerë në tentativë për t’i shpëtuar kapjes nga uniformat blu.
I plagosuri është G. Marku, 30 vjeç, i cili pas aksidentit me makinë ka humbur shumë gjak dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.


